Gashi njofton se një profil i rremë në emrin e tij po qarkullon në fcb

Gashi njofton se një profil i rremë në emrin e tij po qarkullon në fcb

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ditëve të fundit një profil i rremë po qarkullon në emër të tij, duke shpërndarë mesazhe të ndryshme, me kërkesa për dërgimin e dokumenteve të tyre personale.

Kësisoj, kryetari Gashi ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të injorojnë çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, po ashtu, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente.

Shkrimi i plotë i kryetarit Gashi:

“Njoftim me rëndësi!

Qytetarë të nderuar,

Në Facebook, po vazhdon të jetë aktivë, një profil i rremë nën emrin tim, i cili po shpërndan mesazhe të ndryshme, duke kërkuar dokumente personale të qytetarëve!

Ju bëjë thirrje të gjithëve që të injoroni çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, si dhe ju konfirmoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim,njëkohësisht kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente, uroj që shpejtë të përfundojnë procedurat dhe të zbardhet ky rast!

Xhafer Gashi“

(Mëposhtë gjeni disa nga mesazhet që shpërndahen nga ky profil i rremë)

  •