Niveli i ujit në liqenin e Badovci dhe Batllavës rritet për mbi 3 metra

Niveli i ujit në liqenin e Badovci dhe Batllavës rritet për mbi 3 metra

Reshjet e mëdha të shiut të ditëve të fundit shkaktuan vërshime në gjithë vendin, duke lënë edhe pasoja të mëdha në shumë fshatra.

Por sasia e madhe e shiut që ra në këtë kohë ka ndikuar edhe në rritjen e nivelit të liqeneve akumulues në Badovc e Batllavë, prej nga furnizohen me ujë të pijes kryeqytetasit.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ujësjellësi”, Sokol Xhafa, ka konfirmuar  se falë reshjeve në liqenin e Badovci niveli i ujit është ngritur për 3.25 metra, kurse në atë të Batllavës për 3.2 metra.

“…në këtë kohë erdhën reshjet dhe shkaktuan vërshime por një gjë e mirë është që këto reshje po mbushin liqenet ndërsa pjesa e menaxhimit të pandemisë shtabin e krizave e kemi aktive tani është shtuar edhe  pjesa e  operimit për shkak të turbullirës sigurisht do vazhdojë kjo sfidë, por ne po mundohemi t’i furnizojmë qytetarët me ujë, por ne po mundohemi të inkasojmë sasi të cilën e shpërndajmë në sistem”.

“Pjesa e reshjeve na ndihmoi shumë sepse të dyja liqenet i kishim në nivele të ulëta. Falë këtyre reshjeve në liqenin e Badovcit kemi ngritje prej 3.25 metra ndërsa në liqenin e Batllavës 3.2 metra”.

Përveç shtimit të sasisë së ujit, heshtjet kanë ndikuar edhe në kualitetin e ujit të pijes duke shkaktuar edhe ndërprerje për ditë të tëra në disa lagje e fshatra.

Xhafa ka sqaruar se për shkak të vështrimeve janë detyruar ta ndërpresin ujin, duke siguruar se cilësi a uji i plotëson standardet dhe mund të konsumohet, raporton EO.

“Fatmirësisht kemi ekipet emergjente dhe e kemi të ndërtuar një ekip që merret me menaxhimin e krizave ose rasteve të tilla. Kemi ngritur kapacitete nga aspekti i kualitetit të ujit dhe laboratorët kanë punuar 24 orë përveç impiante, pjesa e operimit dhe mirëmbajtjes ka punuar 24 orë poashtu duke iu dal në ndihmë qytetarëve kudo që ka pasur vërshime. Sa i përket burimeve të ujit një pjesë nëntokësore janë ataku nga vërshimet. Duke përfshirë fshatrat e Fushë-Kosovës jemi detyruar të aplikojmë furnizime të ashpra të furnizimit me ujë me qëllim që të mbrojmë kualitetin pastaj puset ne Vragoli që furnizojnë disa fshatra pjesën e Sllatinës jemi detyruar ta ndërpresim sepse janë vërshuar të gjitha puset”.

“Ndërsa pjesët tjera kanë pasur probleme me kanalin e Ibër-Lepencit për impiantin Shkabaj ku tubullirat arritën në nivelin më të lartë dhe nuk arritëm të trajtonim ujin ta mbanim kualitetin e ujit për pije dhe u detyruam  ta ndërpresim. Kështu që ndërpremë ujin që të ruajmë kualitetin e ujit për pije. Tani për tani e kemi tejkaluar dhe që nga dita e djeshme jemi kthyer në normalitet dhe po trajtojmë ujin që të mbrojmë kualitetin e ujit për pije. Problemin më të madh e përbëjnë pjesa e burimeve nëntokësore sepse kërkojnë kohë më të gjatë. Pjesa e burimeve sipërfaqësore atakohen të parat kur janë të dy liqenet normalisht kanë rritur nivelin e turbullirës. Në rast se shohim se ka turbullira marrim mostrat dhe bëjmë dezinfektimit aty ku është e nevojshme se ka prezent të baktereve”.

Ai ka sqaruar se planifikojnë që ta përmbyllin vitin me 92% të inkasimit të ujit të shpenzuar nga qytetarët, raporton EO.

“Vitin që sapo e përmbyllëm dhe tani është fillimi vitit 2021 dhe janari ka një pjesë të inkasimeve dhe nuk është se kemi filluar me faturim me 1 janar. Faturimet po shkojnë brenda përbrenda normës, por edhe inkasimet janë vetëm pak ditë që ka filluar. Ndërsa dhjetorin që shkoj e mbyllëm jashtë planifikimeve. Ne planifikonim ta përmbyllim me 92% të inkasimit ndërsa kemi arritur 83% të bëjmë inkasimin. Që jemi 2 milionë metër kub me mbrapa. Por vitin kemi arritur ta përmbyllim suksesshëm. Fatmirësisht kemi arritur t’i paguajmë pagat me rregull gjatë gjithë vitit që shkoj falë kontributit në pakot e para të përkrahjes së kompanive kemi marrë nga Qeveria  1.5 milion”.