Në Prizren fillon inspektimi i pikave të karburanteve

Në Prizren fillon inspektimi i pikave të karburanteve

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren që nga fillimi i muajit janar 2021, ka filluar me inspektimet e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve të vulosjes së dorezave për mbushjen e derivateve.

"Vulosja e dorezave për mbushje të derivateve, realizohet nga laboratorët e licencuara, me ç’rast mundësohet mbrojtja e konsumatorëve në aspektin e kuantitetit (sasisë) së derivateve”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.