09:26 / 17.01.2021
Shpërthen gypi, lagjja “Dardania” në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm
Kompania Ujësjellësit Rajonal, “Prishtina”, njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitur gypi i ujit në lagjen “Dardania”.
Si rrjedhojë e kësaj, banorët e kësaj lagje kanë mbetur pa ujë të pijshëm. KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në vendin e ngjarjes.
“Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit. Do ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e tyre.























