Në shkollën “Meto Bajraktari” mësimi mbahet sipas skenarit A
BKT
Kosovë

Në shkollën “Meto Bajraktari” mësimi mbahet sipas skenarit A

Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar janë rikthyer në bankat shkollore

Edhe në shkollën fillore “Meto Bajraltari” në kryeqytet mësimi ka filluar me kohë të rregullt.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Zana Zeqiri për Ekonomia Online ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.

Ajo ka theksuar se nxënësit me padurim e kanë pritur fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke shtuar se po zbatohen rekomandimet e institucioneve.

“Po të gjitha përgatitjet i kemi bërë dhe mësimi ka filluar sipas përgatitjeve është bërë dezinfektimi dhe është bërë njoftimi për të gjithë”.

“Ora e parë ka filluar sipas rregullave dhe orarit të planifikuar. Shkolla jonë punon me skenarin A dhe grupet e para kanë filluar që në 07:30 dhe gjithçka po shkon në rregull”.

“Me padurim nxënësit e kanë pritur edhe para kohës së duhur dhe vonesa nuk kemi pasur dhe është akumuluar ai pushimi njëmujor dhe me padurim”.

Ky gjysmëvjetor, ka filluar sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi mund të kalojë në skenarin B, mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C.


MË SHUME NGA Kosovë