
11:02 / 19.01.2021
Aksident në “Breg të Diellit”
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, më saktësisht tek banesat e bardha.
Siç raporton IndeksOnline në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autoambulancë, ndërsa nuk dihet për gjendjen e personave që ishin brenda veturës.