
14:59 / 19.01.2021
Fotografitë e Thaçit dhe Veselit vendosen në selinë qendrore të PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës ka zëvendësuar fotografitë e vendosura në muret e objektit të selisë qendrore të kësaj partie në qendër të Prishtinës.
Aty ku më parë ishin të vendosura billbordet nga fushata e zgjedhjeve nacionale paraprake të vitit 2019, në mesin e të cilave ishte edhe fotografia e kryetarit Kadri Veseli me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tani qëndrojnë fotografitë e liderëve të kësaj partie që ndodhen në Hagë.
Në anën e përparme të objektit, është vendosur fotografia e përbashkët liderëve të UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Fotografitë e udhëheqësve të UÇK-së dhe liderëve të PDK-së janë vendosur edhe në anën e pasme të objektit të selisë qendrore të PDK-së./Indeksonline/