Shkolla në fshatin Llugë të Podujevës përfshihet nga zjarri
BKT
Kosovë

Shkolla në fshatin Llugë të Podujevës përfshihet nga zjarri

Shkolla “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërkohë që tash për tash nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Drejtori për Arsim, Avni Fetahu, thotë se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet online derisa të sanohen dëmet e shkaktuara.

“Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka. Zjarri është ndal nga intervenimi i zjarrfikësve, dy klasë dhe 3 banjo janë domtuar dhe një pjesë e pullazit të shkollës. Mësimi në atë shkollë vazhdon online derisa të bëhet sanimi i gjendjes”, ka thënë Fetahu.


MË SHUME NGA Kosovë