10:06 / 20.01.2021
Shpallet konkursi për zv/drejtor të Policisë së Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka hapur konkurs për zëvendësdrejtor të ri të Policisë së Kosovës, raporton IndeksOnline.
Konkursi është hapur pas emërimit të drejtorit të ri të përgjithshëm, Samedin Mehmeti.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.
Mandati i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm është pesë vite me mundësi vazhdimi./IndeksOnline/























