Zvicër: Karantinohen 5000 persona nga koronavirusi

Zvicër: Karantinohen 5000 persona nga koronavirusi

Këtë e shkaktoi një grua me shtetësi belge, e cila kishte shkuar për pushime në alpet zvicerane.

Pakujdesia e saj bëri që të paralizojë një sërë qytetesh dhe disa shkolla të infektoheshin nga koronavirusi.

Gruaja belge kishte vendosur të shkojë me një pushim skijimi në Zvicër nga 19 deri më 26 dhjetor, shkruan gazeta zvicerane Le Matin, transmeton RTKLive.

Ishte i vetmi vend alpin në Evropë që atëherë kishte pjerrësi, si dhe restorante, bare dhe ski apres. Tani vetëm shpatet janë të hapura.

Kur pushimet alpine mbaruan, ajo udhëtoi përsëri në Belgjikë - ku ajo injoroi ndjekjen e rregullave të virusit, pas vizitave në zonat me rrezik.

Sikur ta kishte bërë atë, ajo do të ishte në karantinë vetëm për shtatë ditë dhe do të kishte bërë dy teste të koronës. Por ajo e injoroi, duke shkaktuar kësisoji një zinxhir shpërthyes të infeksionit./RTKLive


MË SHUME NGA Kuriozitete