Lladrovci tregon për ndihmën e biznesmenit Kajolli për luftën e UÇK-së

Lladrovci tregon për ndihmën e biznesmenit Kajolli për luftën e UÇK-së

Kryetari Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka pasur një takim shumë emocional me atdhetarin Fatmir Kajolli!

Ai ka thënë se lufta jonë çlirimtare kishte sukses edhe me ndihmën e pakursyer të atdhetarëve që nuk jetonin në Kosovë, por me rrënjë nga Kosova, nga e gjithë bota.

“Atdhetar i tillë është edhe Fatmir Kajolli, i cili e jetonte dhe përjetonte luftën për çlirimin e Kosovës si mision jetësor, rast ta dëshmonte atdhetarizmin e trashëguar brez pas brezi. Fieri ishte bastioni i atij atdhetarizmi dhe përkrahja e tij matej me shumë kamionë e maune të mbledhura e të ngarkuara në Fier për luftën çlirimtare”, ka thënë Lladrovci .

Lladrovci ka shtuar se, ndihma e tij ishte e pakursyer dhe për të gjithë ne që e njihnim ishte e jashtëzakonshme.

“Nderim për Fatmir Kajollin dhe veprimtarinë atdhetare për çlirimin e Kosovës!’,ka shkruar ai.