Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën

Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën

Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tyre, duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund (rreth 28 mijë euro), të fluturojnë jashtë vendit për të marrë vaksinën

Kufiri i ri i pushimeve në kohën e Covid është udhëtimi luksoz ku përfshihet edhe vaksina. Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tij, që duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund të fluturojnë në Dubai dhe Abu Dhabi për t’iu nënshtruar vaksinës Pfizer ose në Indi për atë AstraZeneca/Oxford. Anëtarët e klubit duhet të rezervojnë vetëm një avion privat, për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe të presin në një hotel luksoz ose vilë me një pishinë, të kompletuar edhe me një kuzhinier privat, për dozën e dytë.

Ndërsa kostoja e vaksinës është përfshirë në regjistrim, ajo e pushimit, fluturimi me klasin e parë me Emirates dhe akomodimi arrin në 40 mijë paund.

“Ne jemi pionierët e këtij programi luksoz të udhëtimit”, tha themeluesi i klubit Stuart McNeill për “The Telegraph”.

Në këtë lloj udhëtimi mund të marrin pjesë vetëm ata personat 65 vjeç dhe që i kanë të qarta burimet financiare.

“Ne kemi një përgjegjësi morale për t’i dhënë përparësi kategorive më të rrezikuara”, tha McNeill.

Knightsbridge Circle tha se rreth 20% e klientëve të tij kanë fluturuar në Dubai dhe Abu Dhabi. Ndërkohë, klubi po studion destinacione të reja.


MË SHUME NGA Kuriozitete