Ejupi-Hajzeraj: Llapjanët më shumë se kurrë po e përkrahin Aleancën

Ejupi-Hajzeraj: Llapjanët më shumë se kurrë po e përkrahin Aleancën

Llapjanët më shumë se kurrë më parë po e përkrahin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë kandidatja për deputete nga kjo parti, Pranvera Ejupi-Hajzeraj.

Ajo i ka bërë komentet pas një vizite në Podujevë, së bashku me kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, zv.kryeministrin Besnik Tahiri dhe ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Sot, në këtë komunë gjatë bashkëbisedimit me qytetarët llapjanë e mirëpriten programin dinjitoz të Aleancës”, ka shkruar Ejupi-Hajzeraj, në faqen e saj në Facebook.

“Me Haradinajn president, kontributi i Aleancës do të jetë i madh. Haradinaj e ka dëshmuar në shumë kauza ngase ai është një figurë unifikuese, sepse ai e ka dëshmuar veten disa herë që mund të dalë ballë proceseve dhe t’i zgjidhë ato”.

Programi i Aleancës i përbërë nga ekonomia, siguria dhe shteti i së drejtës, mirëqenia dhe politika e jashtme, është shtylla kryesore, ka theksuar ajo.

Në listën e AAK-së, Ejupi-Hajzeraj mban numrin 21.