Ibrahimi: Nga vërshimet e fundit dëmet janë milionëshe
Shumë komuna të Kosovës dy javë më parë u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore, banesa dhe shtëpi banimi
Për shkak të vërshimeve disa familje janë detyruar të evakuohen, ku disa komuna kanë shpallur edhe gjendjen emergjente.
Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se, është ndarë Fondi Emergjent për rikuperimin e këtyre dëmeve.
“Kemi marr vendim që të ndahet Fondi për Vërshimet dhe jemi në pritje të komunave që të vijnë me kërkesat”, kishte thënë Hoti.
Për vlerësimin e dëmeve, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për Telegrafin ka thënë se, disa komuna kanë përfunduar procesin e vlerësimit























