Ja kur pritet të nis mësimi me prezencë fizike në gjimnazin "Ahmet Gashi"
BKT
Kosovë

Ja kur pritet të nis mësimi me prezencë fizike në gjimnazin "Ahmet Gashi"

Gjysmëvjetori i dytë shkollor në Kosovë ka filluar me 18 janar, mirëpo Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nuk është duke e zhvilluar procesin mësimor sipas skenarit A (me prezencë fizike), të paraparë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kjo po ndodhë për shkak të renovimit të brendshëm të shkollës, i cili pritet të përfundojë të mërkurën, më datë 27 janar.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarja e lartë për arsim në Drejtorinë komunale të Prishtinës, Aridana Ismaili.

“Përshkak të renovimit të brendshëm të shkollës procesi mësimor është zhvilluar online-distancë dhe është planifikuar që procesi mësimore të kalon në skenarin A, të mërkurën më datë 27 janar 2021”, tha Ismaili për Demokracia.com

Ismaili, tutje ka thënë se Procedurat e prokurorimit kanë ndikuar që punimet e brendshme në shkollë të  fillojnë me vonesë.


MË SHUME NGA Kosovë