12:18 / 26.01.2021
Personi që u hodh te Ura e Fshajtë ende nuk është gjetur
Një person i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeçar dyshohet se është hedhur dje nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.
Personi në fjalë nuk është gjetur ende.
Këtë e kanë konfirmuar për Reporteri.net Policia e Gjakovës që thotë se nuk dihet kur do të nisin kërkimet për të.
“Nuk është gjetur ende. Njësitet e FSK-së ende nuk kanë ardhë, mbetet vlerësim i tyre nëse ekzistojnë kushtet që të nisin kërkimet pasi uji është mjaft i rrëmbyeshëm”, tha Lumni Graishta, drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës për Reporteri.net.























