​Rrëzohet shtylla elektrike, kolona të gjata në Pestovë të Vushtrrisë

​Rrëzohet shtylla elektrike, kolona të gjata në Pestovë të Vushtrrisë

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, para pak çastesh është rrëzuar një shtyllë elektrike, ku si pasojë janë krijuar kolona të gjatë në rrugën

Qytetarët po presin për ndërhyrjen e ekipeve të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) për ta larguar atë.

Po ashtu, reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës janë duke bërë që në disa zona të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Sipas KEDS-it, zonat më të prekura aktualisht janë Distrikti i Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Prishtina. /Telegrafi/