Gjilani ka aktualisht 168 raste aktive me COVID-19

Gjilani ka aktualisht 168 raste aktive me COVID-19

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin e radhës për vlerësimin e situatës me virusin në këtë komunë.

Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht janë 168 raste aktive me COVID, ndërsa apeloi për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat./Telegrafi/


MË SHUME NGA Nacionale