Pullë postare për personelin shëndetësor që kanë humbur jetën nga covid-19
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19.
Në prezantimin e saj ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se mundi dhe sakrifica e bërë nga personeli shëndetësor janë munduar t’i vlerësojnë përmes kësaj pulle postare.
Ai ka shtuar tutje kërkesën e tij që të mos mbingarkohen institucionet shëndetësore.
Ndërsa përfaqësuesi nga posta e Kosovës, ka thënë se personeli shëndetësor e meritojnë emrin heronj. Pulla postrae mban emrin “Heronjtë mantelbardh”,
Gjithashtu mirënjohjet u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë.
Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë.























