09:54 / 29.01.2021
Për 24 orë u shqiptohen 579 tiketa qytetarëve që shkelën ligjin anticovid
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 579 tiketa për qytetarët të cilat e kanë shkelur Ligjin antiCOVID.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë, ku po ashtu thuhet se edhe 1 mijë e 156 tiketa trafiku janë shqiptuar ditën e fundit.
Ndërkaq, në shtatë ditët e kaluara, Policia e Kosovës në tërë territorin e vendin ka shqiptuar çdo ditë gjoba, qytetarëve të cilët e kanë shkelur ligjin antiCOVID-19, ku gjithsej për një javë janë shqiptuar plotë 4 mijë e 214 gjoba.
Kështu thonë të dhënat e publikuara çdo mëngjes në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook.
Ndryshe, IKSHPK në vazhdimësi bën thirrje për respektim të masave antiCOVID-19.























