Selim Selimi: Haradinajn e shtriu sovranitetin përtej kufijve ndarës
Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nga AAK-ja, ka qëndruar sot në Mitrovicë.
Me koordinatorin e degës, Ali Zeqirin, dhe kandidatët për deputetë të Aleancës në Mitrovicë, mobilizim për fitore! ForcaeKosovës dhe vizioni i Presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj, po gjejnë përkrahje të fuqishme në secilin qytet”, ka shkruar Selimi.
Sipas tij, me Ramush Haradinaj si Kryeministër sovraniteti i Kosovës u shtri përtej kufijve ndarës, që dikush tentoi t’i vendoste.
“Pronësia e Trepçës iu kthye Kosovës, e cila ishte dhe do të jetë përjetësisht pronë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës. Tani me Ramushin President do të garantojmë liri lëvizjeje për të gjithë e sundim të ligjit mbi të gjithë. Mitrovica ishte fuqia jonë zhvillimore dje, e sot #ForcaeKosovës do t’i hap shtegun asaj”, ka shkruar Selimi, i cili në listën zgjedhore të AAK-së mban numrin 100.























