21:55 / 31.01.2021
Haradinaj: Qeveria e re duhet të respektojë aleatët e Kosovës
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka porositur se kushdo që formon qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nuk guxon të bëjë eksperimente në raport me miqtë tradicionalë të Kosovës.
Ai në emisionin Pressing të T7 ka thënë se në të ardhmen duhet shmangur precedent të ngjashëm me ato të Albin Kurtit në raport me SHBA-në.
“Ne duhet të dimë kah shkojmë dhe kah është orientimi ynë. Unë e dua Amerikën, i besoj Amerikës. Qeveria e re duhet të respektojë aleatët tanë”, është shprehur Haradinaj, i cili njëherësh është edhe kandidat për president.























