17:47 / 02.02.2021
Ndërpritet mësimi online, nxënësit në Kamenicë u rikthehen bankave shkollor
Nesër nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë do t’u rikthehen bankave shkollore.
Njoftimi u bë i ditur nga Komuna e Kamenicës.
Nga kjo komunë është thënë që mësimi online është ndërprere dhe mësimi i rregulltë në shkolla do të fillojë nga nesër.
Njoftimi i plotë:
Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.
Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021./GE/
























