19:47 / 03.02.2021
"Nisma tashme është duke marrë mbështetje anekënd Kosovës"
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore, ka thënë se Nisma tashme është duke marrë mbështetje të madhe anekënd Kosovës.
“Kauza me Çlirimtarët po rritet çdo ditë. Si asnjëherë më parë vendit i duhet fuqizimi i Nismës dhe përfaqësimi më i madh i saj në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.























