14:12 / 06.02.2021
Stublla i PDK, gati fabrikën për prodhimin e maskave
Kandidati i PDK për deputetë nga Lipjani Ali STUBLLA, i njohur në të gjithë vendin si afarist i suksesëshëm, ndër projektet e para ka premtuar finalizimin e prodhimit tē maskave kundër Covid, për tregun gjerman dhe programin për garderobë të punëtorëve.
Fabrika për prodhimin e maskave dhe programi për garderobë të punëtorëve në fakt është në funksion, por sipas tij, ajo do të rritet tutje.
" Parashohim për start punësimin e së paku 25 grave në prodhim, numri i të cilave di të rritet me kalimin e kohës. Prodhimi do dedikohet për Gjermani", tha kandidati Ali Stublla, i cili ka numrin 98 në listën e PDK.























