Selimi: Draft Rregullorja për Sinjalizim shumë shpejt procedohet në qeveri
Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi, tha se Draft Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeveri.
Postimi i plotë:
I lumtur që Draft Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeveri. Kjo është edhe një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione.
Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka përcaktuar një standard të ri të mbrojtjes së sinjalizuesve dhe është një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik, duke mundësuar raportimin e çdo parregullësie apo shkeljeje për të cilën vihen zyrtarët në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës.
Por, Ligji si i vetëm nuk mund të përcaktojë të gjitha çështjet procedurale dhe teknike. Risitë e këtij ligji do të mund të vihen në zbatim me miratimin e Rregullores për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit, miratimi i së cilës avancon sundimin e ligjit, përafron legjislacionin vendor me atë të BE-së dhe kompleton infrastrukturën ligjore në trajtimin e rasteve të sinjalizimit.
Mirënjohës grupit punues për punën e palodhshme në hartimin e kësaj rregulloreje.























