11:47 / 19.02.2021
Qytetarët presin në radhë të gjata për t’u testuar për COVID-19
Në Gjilan është hapur një pikë, ku qytetarët e kësaj komune tanimë mund të testohen për COVID-19.
Kjo qendër është nën menaxhimin e IKSHPK-së dhe aty kryhen testet RT-PCR.
E për t’u testuar aty gjilanasit po presin me orë të tëra, teksa para kësaj qendre janë krijuar radhë të gjata pritjeje.
Aty shihet edhe një veturë e Policisë./ Lajmi.net























