10:23 / 20.02.2021
Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Drenas Komoran.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rrethanat që quan deri te aksidenti.
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc - Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë Ahmeti.























