Aeroport mbi liqenin e ngrirë, avionët ulen mbi akull

Aeroport mbi liqenin e ngrirë, avionët ulen mbi akull

Një pistë për uljen e avionëve, afro 800 metra e gjatë, është hapur për publikun në Alton Bay, në liqenin Uinipesauki, në shtetin e Nju Hempshire.

Pista, është e pazakontë për shkak se është ngritur mbi liqenin e ngrirë, sapo atje u konfirmua sasia e 30 centimetrave akull të fortë.

Paul LaRochelle, menaxhon aeroportin dhe shkon cdo ditë i pari atje për të parë gjendjen e akullit. Të shtunën, ai bëri matjet dhe pa që trashësia e akullit të fortë ishte 50 centimetra.

Ne nuk i nxjerrim makinat tona këtu pa patur të paktën 30 centimetra akull të fortë. Nëse kemi 20 cm këtu, 30 atje, 15 atje tej, nuk mund të hapemi. Jo deri sa trashësia e akullit të jetë mbi 30 centimetra kudo. Vitin e kaluar ne nuk u hapëm fare sepse kjo nuk ndodhi. Ishte një nga ata dimra kur nuk bën shumë ftohtë, akulli ishte i brishtë dhe nuk kishte fare trashësi”.

 

Edhe departamenti i transportit i Nju Hempshajërit ofron ndihmë për menaxhimin e  pistës, përkrah pjesëtarëve të stafit të vetë LaRochelle.

Punimet e mirëmbajtjes përfshijnë largimin e borës nga pista, për ta bërë atë të pastër dhe për të siguruar që avionët të ngrihen dhe të ulen në siguri të plotë. E kjo është e vetmja pistë për uljen dhe ngritjen e avionëve e miratuar nga administrata federale e aviacionit në SHBA.GE


 


MË SHUME NGA Kuriozitete