Kërkime finlandeze: Stinët ndikojnë në emocione dhe në jetën shoqërore
Sipas studiuesve, gjatësia e ditës ndikon në ndërmjetësuesit opioidë të trurit që rregullojnë gjendjen shpirtërore dhe shoqërinë.
Stinët ndikojnë në emocionet dhe jetën shoqërore. Emocionet negative bien gjatë verës dhe gjatë muajve të errët të dimrit, çrregullimi i ankthit, i cili ndryshon nga sezoni në sezon, që është më i zakonshmi.
Studiuesit në Qendrën PET, në Turku, përmes një studimi më të ri, dëshmuan në atë se si është ndikimi i stinëve të vitit në funksionimin e trurit.
Qendra PET është një qendër e përbashkët kërkimore e Universitetit të Turkut, Åbo Akademi dhe Qendra e Mjekësisë Universitare të Turkut.
Gjatësia e ditës ndikon në neurotransmetuesit opioidë në tru, veprimtaria e të cilëve rregullon gjendjen shpirtërore, por dhe në raprot të individit me shoqërinë.
Studimi krahasoi efektin e gjatësisë së ditës në aktivitetin neurotransmetues si te njerëzit, ashtu edhe te minjtë.
Sipas studimit, numri i orëve të dritës në ditë ndikon në receptorët që rregullojnë funksionin e opioidit në tru.
Sipas Lihua Sun, studiues postdoktorature, në Turku, PET Center, studiuesit zbuluan se numri i receptorëve opioidë varej nga koha e vitit, kur ishte kryer studimi i imazhit.
“Ndryshimet më të forta janë vërejtur në zonat që rregullojnë emocionet në tru dhe në raprot me shoqërinë. Ky ndryshim sezonal në aktivitetin opioid mund të jetë një faktor i rëndësishëm për të shpjeguar ndryshimet sezonale të humorit ”, thotë Lihua Sun, në një njoftim për shtyp nga Universiteti i Turkut.
Në studim janë përfshirë 204 vullnetarë. Një sasi e vogël e një gjurmuesi radioaktiv, që lidhet me receptorët opioidë në tru, u injektua në qarkullimin e tyre të gjakut.
Degradimi i gjurmuesve është matur me një aparat fotografik PET. Studimi u krye duke përdorur tomografinë me emision pozitron (PET).
PET është një metodë sektoriale e imazhit që ofron informacion në lidhje me, për shembull, funksionin e indeve. Është një metodë e dobishme për të shqyrtuar, për shembull, trurin, zemrën ose prevalencën e kancerit.
Studiuesit, gjithashtu, donin të konfirmonin domethënien e dritës në hulumtimet mbi kafshët: nëse ndryshimet në funksionin e trurit shkaktohen nga sasia e dritës ose ndonjë faktor tjetër.
Për të sqaruar çështjen, studiuesit matën aktivitetin e neurotransmetuesit të trurit, kur kafshët mbaheshin në kushte standarde dhe vetëm kohëzgjatja e dritës së ditës u ndryshua.
Rezultatet e marra në eksperimentet e minjve ishin të ngjashme me ato në studimet njerëzore.
“Bazuar në rezultatet, sasia e dritës së ditës në veçanti, është një faktor kritik për ndryshimin sezonal të ndërmjetësuesve opioidë. Rezultatet ndihmojnë për të kuptuar mekanizmat e trurit që qëndrojnë pas ndryshimit sezonal të humorit”, thotë profesori Lauri Nummenmaa, nga Qendra PET.
Studimi bazohet në bazën e të dhënave të mëdha të trurit të Tyks dhe PET Center, e cila përpilon lloje të ndryshme të imazheve të trurit për analiza të gjera.
Rezultatet u botuan në The Journal of Neuroscience./RTKLive























