Në buzë të greminës për piknik, policia largon familjen nga rreziku
BKT
   Kuriozitete

Në buzë të greminës për piknik, policia largon familjen nga rreziku

Policia britanike në North Yorkshire evakuoi një familje prej 3 anëtarësh që kishin zgjedhur të bënin piknik në një vend shumë të rrezikshëm.

Çifti i turistëve kishte zgjedhur të ngrinte tendën dhe të kalonte natën në një zonë të parkut Cleveland Way, pranë një gremine.

Rojet bregdetare pikasën tendën e pazakontë dhe njoftuan autoritetet, të cilat këshilluan çiftin që kishte dhe një fëmijë të mitur me vete të largonte tendën, pasi zona edhe kohët e fundit kishte pasur rrëshqitje dherash kështu që jeta e tyre ishte në rrezik.