97 raste aktive me koronavirus në Kamenicë

97 raste aktive me koronavirus në Kamenicë

34 raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar në komunën e Kamenicës që nga fillimi i pandemisë

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Sipas Kastratit, numri i rasteve aktive ka arritur në 97.

“Nga 39 mostra të marra dje në Kamenicë, 22 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe 17 prej tyre negativë. Numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2 në komunën tonë ka arritur në 97 dhe fatkeqësisht kemi 34 raste me vdekje. Ju bëj apel t’i respektoni masat, të vendosni maskën e të mbani distancë”, ka shkruar ai në “Facebook”.


MË SHUME NGA Nacionale