Janë urat më të rrezikshme në botë, por edhe më mbresëlënëset

Janë urat më të rrezikshme në botë, por edhe më mbresëlënëset

Dikur ishin ura të ngritura në një reliev të vështirë për të siguruar kalimin e pengesave. Sot janë bërë pjesë e guidave dhe atraksioneve të ndryshme turistike.

CNN Travel rendit disa nga urat më të bukura, por edhe më të rrezikshme në botë, për të gjithë aventurierët e guximshëm

Peak Walk, në Zvicër, një urë e varur për këmbësorët, lidh dy maja mali.

Ura, 107 metra e gjatë, lidh majën View Point me atë Scex Rouge dhe u hap në tetor të 2014-s.

Ura Aiguille du Midi, në Francë ndodhet 3842 metra mbi nivelin e detit.

Për të mbërritur tek ajo, do të duhet të përdorni një teleferik për t’u ngjitur.

Ura Aiguille du Midi

 

SkyBridge, ura në Rusinë jugore pranë Detit të Zi. Në këtë destinacion mund të provohen edhe sportet ekstreme.

 

Ura e Varur Tigbao, Filipine. Kjo urë në të vërtetë është bërë prej metali, por iu shtua një shtresë e sipërme bambuje për t'i dhënë asaj një pamje autentike.

Ura Taman Negara, Malajzi. Kjo urë në Parkun Kombëtar Taman Negara shtrihet 530 metra nëpër majat e pemëve.

Ura Capilano Suspension, në Vankuver. Ura është një nga atraksionet më të njohura të këtij vendi dhe mirëpret rreth 700 000 vizitorë në vit.

Ura Capilano Suspension. Ura e Varur në Nepal u ndërtua për të lehtësuar mbingarkesën e shkaktuar nga tufat e kafshëve që kalonin për në rrugët lokale. Ndërsa sot tërheq shumë vizitorë.

 

Ura e varur Ghasa, Nepal

Ura Tift, Zvicër. Kabina e alpinizmit në majën e akullnajës Tift, në Zvicër dikur ishte e arritshme në këmbë. Kur akullnaja filloi të shkrihej, ura Tift, 170 metra e gjatë u bë mënyra e vetme për të hyrë në kabinë.

Caminito del Rey, (Shtegu i Vogël i Mbretit) në Spanjë. Ura është ndërtuar në faqen e një shkëmbi dhe varet 100 metra mbi lumin Guadalhorce pranë fshatit El Chorro.

 

Marienbrucke në Gjermani shtrihet në grykën Pollat, afër kështjellës së famshme të Bavarisë, Neuschwanstein. Ura ofron peizazhe mahnitëse.

Ura Carrick-a-Rede, në Irlandën e Veriut. Kjo urë u ndërtua në mënyrë që peshkatarët të kalonin në grykën e thellë për të kontrolluar rrjetat e tyre. Tashmë është bërë një nga atraksionet më të njohura turistike të Irlandës së Veriut.

 

Ura Kokonoe "Yume" në Japoni ofron pamje mbresëlënëse. Ura është e gjatë 390 metra dhe dikur mbante titullin e urës më të gjatë në botë për kalimin e këmbësorëve.

Highline179 në Austri lidh rrënojat e Kalasë Ehrenberg me Fort Claudia në Ruette. Ura është 403 metra e gjatë.