Haziri kujton aksidentin tragjik në Gjilan
BKT
Kosovë

Haziri kujton aksidentin tragjik në Gjilan

Janë bërë dy vite kur në Gjilan pati ndodhur aksidenti tragjik, në të cilin vdiq një person dhe u lënduan rreth 20 të tjerë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar viktimën e këtij aksidenti, Qerim Çoqaj, për të cilin thotë se familja duhet të jenë krenar që e patën.

“U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne!”, shkroi Haziri.

Ndërsa duhet përkujtuar që ishte konfirmuar se kamioni që u përfshi në këtë aksidenti, pati defekt teknik

 


MË SHUME NGA Kosovë