Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për lëndim trupor dhe armë mbajtje pa leje
BKT
Kosovë

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për lëndim trupor dhe armë mbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës nga një muaj paraburgimit kundër B.Z. shtetas i Kosovës dhe M.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga - Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.Z. më 06.03.2021 në Doganaj - Komuna Kaçanik, me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor të pandehurit S.S., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Ai fillimisht përleshet me të pandehurit S; M; dhe R.S., më pas nxjerr revolen dhe në përleshje e sipër shtie me armë në drejtim të tokës, me ç'rast e godet të dëmtuarin nën gjurin e këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa i pandehuri M.S. dyshohet se në kohë dhe vend të njëjtë me dashje dhe me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, e sulmon fizikisht të pandehuri B.Z., në atë mënyrë që si pasojë e një mosmarrëveshje, me shufër metalike përderisa i njëjti ishte i rrëzuar për tokë, i pandehuri e godet të njëjtin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve, i njëjti pëson lëndime trupore.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


MË SHUME NGA Kosovë