10:23 / 10.03.2021
KRU “Gjakova”, klientëve: Kujdes më ujëmatësit pas rënies së temperaturave
Kjo kompani ka apeluar tek ata që ujëmatësit i kanë të vendosura në ambientet e hapura t’i mbështjellin mirë pajisjet, transmeton ekonomiaonline.
“Me rënien e temperaturave KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura.
Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, thuhet në apelin e KRU “Gjakova”.























