Kore e Jugut, gjendet fosili për të cilin mendohet se i përket dinozaurit
BKT
   Kuriozitete

Kore e Jugut, gjendet fosili për të cilin mendohet se i përket dinozaurit

Kocka e gjatë 4,5 centimetra mund të jetë i llojit Koreaceratops barngrënës që ka jetuar para rreth 120 milionë vitesh në Gadishullin e Koresë.

Në Korenë e Jugut është zbuluar fosili i kockës së gishtit të këmbës që mendohet se i përket dinozaurit.

Zyrtarët e qytetit Ansan njoftuan se një person në ishullin Daebu të qytetit ka gjetur kockën në fjalë muajin e kaluar.

Më tej zyrtarët bënë të ditur se kocka e gjatë 4,5 centimetra mund të jetë i llojit Koreaceratops barngrënës që ka jetuar para rreth 120 milionë vitesh në Gadishullin e Koresë.

Ata theksuan se fosili gati se është mbrojtur në mënyrë "të mrekullueshme" ndërsa Instituti i Hulumtimeve Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore do të shqyrtojë më detajisht fosilin.