Lepurushët me vaksina, mesazh shprese për Pashkët nga Hungaria
Lepurushët e Pashkeve vijnë me shiringa në duar këte vit. Me ardhjen e pranverës, pastiçieri hungarez Laszlo Rimoczi dëshron të përcjellë mesazhin e shpresës për Pashkë, duke krijuar lepurushë cokollate që mbajnë vaksina të koronavirusit.
Rimoczi tha se vaksinat, të përbëra nga cokallatë fine italiane dhe të spërkatura me pluhur ngjyrues të argjentë, sinjalizojnë se ka një rrugëdalje nga pandemia.
“Sapo i shtuam një vaksinë prej çokollate lepurushëve tanë pasi duam të simbolizojmë këtë periudhë të vështirë, por në të njëjtën kohë të përcjellim mesazhin pozitiv se vaksina është një rreze drite dhe shprese.”, shprehet ai.
Ndryshe nga santat prej cokollate që u prodhuan në dhjetor, lepurushët e Pashkëve nuk mbajnë maskë. Biznesi i Rimoczit, ku prodhohen ëmblsira prej cokollate e shiten në një dyqan të vogël në shtëpinë e tij, pësoi humbje të konsiderueshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Mes produkteve më të shitura të vitit, ishin babagjyshët me maskë.
Pastiçieri thotë se ka opnione të ndryshme lidhur me krijime e tij prej çokollate dhe aksesorët e pandemisë. Por për të gjithë ata që shqetësohen se një lepurush me shiringë mund të prishë atmosferën festive të Pashkëve, burri thotë se do të ofrojnë edhe versionet pa vaksina./a2























