Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali shënojnë Ditën e Ujit
Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali kanë shënuar sot Ditën Botërore të Ujit. Dhjetëra nxënës, nën organizimin e drejtoreshës Minire Musliu-Berisha, kanë realizuar punime të ndryshme dhe kanë përgatitur shfaqje të ndryshme.
Dita botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe sita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.
Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madh gjatë këtyre viteve. Në Kosovë dhe Shqipëri gjithashtu shënohet kjo ditë me manifestime të ndryshme.
Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet , një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë. Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jetojnë pa higjienës themelore.
Shikoni më poshtë disa fotografi të punuara nga këta nxënës.
























