Nënshkruhet marrëveshja për investime në Kaçanik
Nënshkruhet marrëveshja për investime në Kaçanik në vlerë afër 1 milion euro investim në vlerë 700 mijë euro si dhe 20 të punësuar fillimisht, është marrëveshja e nënshkruar sot mes Kryetarit të Komunës Besim Ilazi si dhe mes Kompanisë “ KAÇINKA” përfaqësuar nga Jetmir Shehu.
Kryetari Ilazi tha se me vendim të kuvendit, është dhënë në shfrytëzim prona komunale në afat 40 vjet, ndërsa Kompania në fjalë është e obliguar që sipas projekt propozimit të paraqitur edhe në kuvend, të vazhdoj me punën dhe dinamikën e përmbushjes së projektit të planifikuar.
Kryetari Ilazi tha se përmes kësaj, synohet të arrihet zhvillimi ekonomik si dhe të rritet numri i të punësuarve në komunën tonë. Ndërsa bëri me dije se pas investimeve në infrastrukurën rrugore, tashmë çdo investues në Kaçanik do të ketë kushte të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme.
Biznesi do të ketë destinim të aktiviteteve si prodhimin e mureve të gatshme, montimin e aseteve të gatshme të prodhuar nga vet kompania, planet dhe prodhimet e mureve etj.























