08:34 / 26.03.2021
Profesori universitar Rifat Hoxha vdes pas infektimit me COVID 19
Profosori i Universitetit të Prizrenit, Rifat Hoxha pas përballjes me COVID 19, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit.
Lajmin për vdekjen e profesorit Hoxha e ka dhënë familjari i tij Valdet Hoxha.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më datë 26/03/2021 ka ndërruar jetë djali, bashkëshorti, babai, vëllai dhe familjari ynë i dashur Prof. Ass. Dr. RIFAT HOXHA.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit në Prizren në orën 15:30.
Për shkak të pandemisë nuk mbahet e pamja”.























