Tetë pacientë me Covid në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
69 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimi i plotë:
236 pacientë janë në total të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 316 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 44 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
267 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,853 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
39 Hemodializa janë kryer gjatë 24 orëve.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 69 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë janë në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.























