Prishtinë, 287 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
BKT
Kosovë

Prishtinë, 287 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 860 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prishtina prinë me numrin e rasteve pozitive brenda 24 orëve me Covid-19, me gjithsej 287 raste.


MË SHUME NGA Kosovë