Australiani që udhëtoi 2500 km vetëm me skateboard

Australiani që udhëtoi 2500 km vetëm me skateboard

Tom Dury gjatë karantinës bëri udhëtimin për 9 javë.

Ndoshta nuk doni ta besoni, por një i ri nga Australia është pa mëdyshje udhëtari më i veçantë në botë.

Tom Dury përshkoi me sukses 2500 kilometra gjatë karantinës pranverën e vitit të kaluar me skateboardin e tij.

Dury kishte planifikuar të udhëtonte 4,000 kilometra nga Melburni në Cairns, dhe arriti të udhëtonte 2,500 kilometra.

Këto mijëra kilometra ai i bëri për 9 javë.

Duke deklaruar se ka edhe një mijë e 500 kilometra rrugë, Dury tha se nuk e kuptoi sa e madhe ishte Australia.

“Unë nuk e kuptova se sa e madhe është Australia. Do të përfundoj turneun në të gjithë vendin me kilometrat e mbetura“, tha australiani.


MË SHUME NGA Kuriozitete