Të eksplorosh botën nënujore me superjahtin luksoz

Të eksplorosh botën nënujore me superjahtin luksoz

Së shpejti mund të kemi superjahte luksoze, të cilat falë një dizajni të ri mund të të transportojnë në thellësitë e oqeanit brenda disa minutash.

Koncepti Hydrosphere është përshkruar nga projektuesit e saj “Gresham Yacht Design”, si një mundësi unike për të eksploruar botën nënujore, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të apasionuarit.

Zbulimi i këtij koncepti të ri nga Gresham Yacht Design po konsiderohet si fillimi i një mënyre të re të përjetimit dhe studimit të oqeanit, dhe vjen ndërsa kërkesa për zhytjet personale po rritet.

Kompania thotë se çmimi për këtë projekt është i vështirë të përcaktohet, pasi do të përfshijë ose rindërtimin e një jahti ose ndryshimin e një ekzistuesi.

Po ashtu, projektuesit thonë se koncepti ka marrë shumë interes, kështu që ekziston një shans që ai të realizohet brenda viteve të ardhshme.

“Teknologjia dhe mënyra e dijes për ta bërë këtë ide në realitet tashmë ekziston, kështu që nuk do të ishte e vështirë të ndërtohej. Kushdo që e do detin dhe dëshiron të zhytet në të, padyshim që do të tërhiqet nga kjo ide,” shton ai.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kuriozitete