Shtëpitë më të bukura në botë të ndërtuara mbi pemë

Shtëpitë më të bukura në botë të ndërtuara mbi pemë

Shtëpitë mbi pemë janë krijuar për të na sjellë më pranë jetës së egër. Ato na kthejnë në kohën kur njerëzit rrethoheshin vazhdimisht nga jeta e egër, gjuanin për ushqim dhe jetonin në harmoni me natyrën. Më poshtë do shihni disa nga shtëpitë më të bukura në botë të ndërtuara në pemë.

Shtëpi eko-miqësore, Danimarkë

Një student danez i arkitekturës me emrin Konrad Wojcik e projektoi këtë banesë për të ndryshuar pamjen e periferive. Dizajni unik si pema e ndihmon atë të duken si pjesë e peizazhit natyror. Kjo shtëpi shërben si një strehë natyrore që siguron hije dhe mbrojtje ndaj grabitqarëve dhe motit të keq.

Lake Muskoka Tree House, Kanada

Kjo shtëpi në pemë është projektuar nga arkitekti Lukasz Kos dhe ndodhet afër Liqenit Muskoka, Ontario. Një familje e madhe mund të përshtatet e qetë këtu. Megjithëse edhe kur shtëpia mund dridhet kur fryn një erë e fortë, ajo është shumë e sigurt; projektuesi siguroi ndërtesën me litarë të qëndrueshëm me tela çeliku.

Një kondo në pyje, Tenesi

Kjo ndërtesë e madhe i përket një komune në pyjet e Tenesi, SHBA. Shtëpia është më shumë se 50 vjeç, dhe 90% e saj është prej druri.

Kasollja e Shtatë Xhuxhëve, Kolumbia Britanike

Këto tre kasolle janë ndër shtëpitë e ndërtuara në pemë, më të lartat në botë. Megjithëse duken si banesa e “Shtatë Xhuxhëve” dhe u mungon energjia elektrike, ato janë të përshtatshme për banim.

Një zogjsh për njerëzit, Japoni

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në mes të zogjve, atëherë kjo shtëpi është ideale për ju. Ky habitat i frymëzuar nga shtëpia e zogjve synon që njerëzit dhe zogjtë të jetojnë pranë njëri-tjetrit. Hapësira e brendshme është e ndarë në dy nga një mur qelqi, i cili lejon banorët të shikojnë zogjtë e egër duke përdorur shtëpinë si një fole të përkohshme.

Një monument për kujtimet e lumtura, Belgjikë

Kjo shtëpi është projektuar nga Benjamin Verdonck për festivalin lokal të dizajnit në Belgjikë. Ndodhet në oborrin e pasmë të një shtëpie pleqsh në Ghent. Është projektuar të duket si pjesë e objektit dhe t’i kujtojë të moshuarëve fëmijërinë e tyre.

Pasqyra Kubi, Suedi

Kjo ndërtesë kubike, e projektuar nga Tham & Videgard Mirror, është një nga hotelet më abstrakte në botë. Pasqyrat në muret e jashtme e bëjnë atë të padukshëm në pyll, duke lejuar që mysafirët të jenë një pjesë natyrore e jetës së egër.

Shtëpia si anije kozmike, Suedi

Kjo shtëpi duket si një anije kozmike aliene që ka bërë një ulje emergjente në pyll. Në realitet, është një nga projektet arkitekturore më inovative të kohës sonë.

Restorant në një pemë, Zelanda e Re

Restoranti ‘Yellow Treehouse’ ndodhet në Auckland. Mund të presë deri në 18 vizitorë, plus kuzhinierë dhe kamerierë dhe është padyshim një nga restorantet më të pazakonta dhe të bukura në botë.

Shtëpia në pemë HemLoft, Kanada

HemLoft është një shtëpi prej druri ku mund të pushoni nga ngutja dhe nxitimi i jetës së përditshme. Kjo banesë e pazakontë eko-miqësore ndodhet në pyll në veri të Ëhistler, Kanada. Është shumë e mirë për një person të vetëm ose një çift.

Një Shtëpi në Blossom, Japoni

Kjo shtëpi e mrekullueshme mbi pemë është projektuar nga Terunobu Fujimori dhe është ndërtuar në një kopsht vishnjash. Ejani në pranverë, zini vend pranë dritares dhe provoni çajrat më të mirë ndërsa mrekulloheni me peizazhin magjepsës.

Shtëpi fermë në Ajër, Kaliforni

Kjo ndërtesë përbëhet nga disa shtëpi të vogla të bashkuara. Është shtëpia e fermerëve kalifornianë dhe është një nga shtëpitë më të mëdha në botë të ndërtuara në pemë. 


MË SHUME NGA Kuriozitete