Polici 91-vjeçar që nuk ka në plan të japë dorëheqjen

Polici 91-vjeçar që nuk ka në plan të japë dorëheqjen

“Buckshot” Smith ka punuar si polic për më shumë se 56 vjet. Për dy muaj ai do të festojë ditëlindjen e tij të 92-të megjithatë ai nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

“Buckshot” Smith, nga qyteti i vogël I Camden, Arkansas, punoi si zëvendës-sherif për 46 vjet para se të dilte në pension. Tërheqja zgjati për vetëm për disa muaj pasi shumë shpejt i moshuari e kuptoi që i mungonte puna.

“Buckshot” Smith tha se e dashuron punën si oficer policie dhe kjo është ajo që e shtyu atë të bëhej pjesë e këtij profesioni në vitet 1960.

Oficeri është i dashur dhe i njohur në të gjithë qytetin. Të gjithë ndalojnë dhe flasin me të kur e shohin, thotë Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Dana Weatherby.

Në ditët kur nuk është në punë, Smith i pëlqen të marrë pjesë në shërbesat e kishës dhe të kalojë kohë me bashkëshorten e tij.


MË SHUME NGA Kuriozitete