Heroina kundër skllavërisë amerikane, Harriet Tubman në kartmonedhë 20 $

Heroina kundër skllavërisë amerikane, Harriet Tubman në kartmonedhë 20 $

Amerikanët së shpejti do të kenë një kartëmonedhë në portofolin e tyre me imazhin e një heroine kundër skllavërisë dhe jo të një presidenti amerikan të stampuar në të. Bëhet fjalë për Araminta Ross, e lindur në 1822 në Maryland dhe vdiq në 1913. Ajo është e njohur më shumë si Harriet Tubman, një aktiviste në luftën kundër skllavërisë.

Pas ndalimit të nismës nga Donald Trump, e kërkuar nga Barack Obama, për kartëmonedhën kushtuar Tubman, Joe Biden ka ringjallur iniciativën për afro-amerikanen e njohur. Fytyra e saj do të stampohet në kartëmonedha 20 dollarëshe që do të qarkullojnë në vend dhe që ka marrë dritën jeshile nga Rezerva Federale.

Harriet Tubman do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në një kartëmonedhë amerikane.

 

 


MË SHUME NGA Kuriozitete