19:37 / 02.04.2021
Shkoi në dyqan, mijëra bletë ”i pushtojnë” makinën
Një burrë shkoi për të bërë pazar në New Mexico, dhe kur u kthye pa se makina e tij ishte “pushtuar” nga mijëra bletë.
Ai thirri menjëherë autoritetet të cilat i erdhën në ndihmë dhe pas dy orësh punë intensive, bletët u zhvendosët nga mjeti.
Zjarrëfikëset thanë se mjeti u pushtua nga mbi 15 mijë bletë, që erdhën nga një dyqan ushqimor aty pranë.
“Pronari i makinës u kthye nga pazaret, vendosi sendet në automjetin e tij dhe nisi të largohej. Më pas ai vuri re tufën në sediljet e pasme,” thuhej në njoftimin e autoriteteve.


























