Dyshohej për organizim të skemave piramidale, kontrolle në Skenderaj

Dyshohej për organizim të skemave piramidale, kontrolle në Skenderaj

Nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 6 prill 2021, Policia e Kosovës ka realizuar kontroll në një lokal në Skenderaj.

Gjatë kontrollit, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 5 televizorë, 3 shtëpiza kompjuteri, 3 aparate të lojërave, 1 monitor dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore, njofton Policia e Kosovës.